Jepen certifikata për 12 anëtare të Forumit të Gruas së LDK-së në Viti
Viti – Për dy ditë me rresht Forumi i Gruas së LDK-së në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung(KAS), kanë ndjekur trajnimin”Gratë në Politikë”.
Ky trajnim kishte për qëllim rritjen e ndikimit politik të gruas në vendimmarrje.
Ligjërues të këtij trajnimi ishin eurodeputetet Hester Tjalma dhe Hilie van de Streek nga fondacioni Eduardo Frei.
Në fund të këtij seminari dy ditor, organizatori shpërndau certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.
Çertifikatat i ndanë Lirie Kajtazi kryetare e FG të LDK-së, Hasan Aliu-zv. kryetar i Komunës së Vitisë dhe Melihate Termkolli- deputete e Parlamentit të Kosovës.
Vlen të theksohet se ky trajnim u mbajt në ambientet e Qendrës rehabilituese”Nena Naile” në Kllokot./rajonipress/


