FIDANISHTJA

Drejtësia po forcohet, ndëshkimet nuk do të mungojnë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në ceremoninë e hapjes dhe inaugurimit të ri të objektit të Prokurorisë Themelore në Gjilan të gjitha autoritetet vendore e ndërkombëtare janë zotuar se prishësit e rendit dhe ligjit do të ndëshkohen. Drejtësia e prokuroria po forcohet ishte porosia e Hajredin Kuqit, Jetish Malokut, Greg Delawie, Mahir Yagcilar, Aleksandër Lumezi e Lutfi Haziri.

Në prani të autoriteteve vendore e ndërkombëtare të hënën në mënyrë solemne është përuruar ndërtesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan e cila siç u tha do të krijojë kushte shumë më të favorshme e më të mira për punonjësit e Prokurorisë.

Në këtë ceremoni merrte pjesë e tërë paria e Kosovës duke filluar nga Isa Mustafa e deri tek Mahir Yagcillar, raporton rajonipress.

Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit tha se sot është ditë e veçantë për Gjilanin dhe Anamoravën. “Është ditë e veçantë sepse nga sot do të kemi kushte më të favorshme dhe efikasiteti do të jetë më i lartë. Gjithashtu me këto kushte rritet besimi për të luftuar edhe më shumë krimin e korrupsionin dhe të gjithë ata që e shkelin ligjin” tha Maloku.

Maloku ndryshe ka falënderuar për mbështet e përkrahe SHBA, Ministrinë e Drejtësisë, dhe ish kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa e Lutfi Haziri.

Kurse Hajredin Kuqi ministër i Drejtësisë tha se përurimi i kësaj ndërtese është një lajm i mirë për gjyqësorin e Anamoravës.”Ne jemi të përkushtuar për rend e ligj. Drejtësia po forcohet e bashkë me këtë po forcohen edhe institucionet e drejtësisë. Krimi, korrupsioni dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin nuk do të tolerohen, por nuk do të tolerohen as ata që janë të obliguar të zbatojnë ligjet” tha Kuqi.

Uji Dea

Ndërsa ambasadori amerikan Greg Delawie tha se SHBA do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në fushën e drejtësisë e cila duhet të jetë pasqyrë për të shërbyer në interes të qytetarëve.”Tashmë edhe Barak Obama e ka thënë se Kosova do të ketë përkrahjen e SHBA-ve”tha ai.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi tha se ky objekt dëshmon përkushtimin tonë se sa jemi të interesuar që të kemi një prokurori profesionale. “Nuk do të ketë më prokuror jo profesional apo servil të politikës. Ju duhet të punoni me ngulm që të mbroni qytetarin dhe viktimën” tha Lumezi.

Lutfi Haziri ndërkaq tha se Gjilani është ndër komunat më të sigurta në Kosovë për faktin se ka dy vite që nuk ka ndodhur asnjë krim serioz.

Mahir Yagcilar tha se vlera e këtij projektoi shkon në 500 mijë euro.

Në fund Isa Mustafa, Greg Delawie, Jetish Maloku, Hajredin Kuqi dhe Lutfi Haziri në mënyrë solemne kanë prerë shiritin e objektit të ri e modern./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.