Shala shënon, Libereci vazhdon pa humbje
Mesfushori i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala, ka vazhduar formën e tij të mirë në kampionatin çek.
Ylli shqiptar, ka qenë vendimtar në fitoren e katërt sezonale të Liberecit, duke shënuar edhe golin e parë në kampionat.
Slovan Liberec, skuadra ku është huazuar Shala, ka shënuar fitore të thellë 3-0 ndaj Pribram, dhe kështu vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.
Shala ishte titullar në këtë takim, ndërsa shënoi golin e tretë në ndeshje, në minutën e 68-të.
Ky ishte goli i parë i Herolindit në kampionatin çek, ndërsa ai ka bërë edhe katër asistime, ndërsa ka shënuar dhe asistuar edhe në kuadër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/


