RP

Kamenica nderon dëshmorët në 28 Nëntor, Rahimaj: Sakrificën e tyre duhet ta vazhdojmë me punë e përkushtim

Kamenica nderon dëshmorët në 28 Nëntor, Rahimaj: Sakrificën e tyre duhet ta vazhdojmë me punë e përkushtim

Kamenicë – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, në Kamenicë janë zhvilluar homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në lagjen Malësia, në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe drejtorë, zyrtarë komunalë, asambleistë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe qytetarë.

Pjesëmarrësit bënë homazhe dhe nderuan me respekt e përulësi dëshmorët, duke kujtuar sakrificën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Uje Dea

Me këtë rast, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, theksoi se kujtimi për brezat që sakrifikuan për liri përbën një obligim të përhershëm për shoqërinë dhe institucionet, duke kërkuar që rruga e tyre të vazhdohet përmes punës, përkushtimit dhe unitetit.

“Le ta nderojmë me krenari gjakun dhe sakrificën e brezave që na e sollën lirinë, dhe le ta vazhdojmë rrugën e tyre me punë, përkushtim e unitet”, tha Rahimaj.

Homazhet në Varrezat e Dëshmorëve ishin pjesë e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit në Kamenicë, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

Lavdi dëshmorëve të kombit!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.