Hidromorava

Dy festa të mëdha shqiptare dhe shqiptarët me një mungesë të madhe në zemrat e tyre!

Dy festa të mëdha shqiptare dhe shqiptarët me një mungesë të madhe në zemrat e tyre!

Nga Besa Ismaili-Ahmeti – 27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar, e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, janë data që mishërojnë historinë, sakrificën dhe identitetin tonë.

Sot, kur ushtarët tanë mbajnë me krenari uniformën e Republikës së Kosovës, kujtojmë rrugën e gjatë dhe të dhimbshme deri te liria dhe shtetësia.

Por këto festa nuk e kanë gëzimin e plotë.

Mobi Casa

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tyre mungojnë në mesin tonë, larg atdheut dhe familjeve të tyre.

Në këto ditë historike, shprehim solidaritetin njerëzor me ta dhe familjet e tyre, me besimin në një drejtësi të paanshme dhe me shpresën e ribashkimit të tyre.

Nëntori duhet të na kujtojë se Kosova nuk fillon me asnjë parti politike dhe nuk përfundon me asnjë mandat qeverisës.
Liria dhe shtetësia janë trashëgimi e përbashkët që qendron mbi interesat partiake dhe përplasjet e përditshme politike.

Përtej dallimeve politike, kujtesa historike, respekti për sakrificën dhe dashuria për atdheun duhet të na bashkojnë.

Uroj që në nëntorët e ardhshëm të festojmë së bashku, pa mungesa, pa rëndesa, pa përmallim e me më shumë unitet, dinjitet e krenari kombëtare.

Nderim për sakrificën e brezave për liri!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.