Hidromorava

Sokol Haliti uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Flamuri kombëtar simbol i unitetit, identitetit dhe krenarisë

Sokol Haliti uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Flamuri kombëtar simbol i unitetit, identitetit dhe krenarisë

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë urimet e tij për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij festiv, Haliti ka vënë në pah rëndësinë historike të kësaj date, duke theksuar sakrificën e brezave që kontribuuan për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar shqiptar.

Ai ka theksuar se 28 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare, ndërsa flamuri kuqezi përfaqëson unitetin, identitetin dhe krenarinë e shqiptarëve.

United Hospital

Sipas Halitit, liria dhe pavarësia janë vlera të çmuara që duhet të ruhen dhe të forcohen vazhdimisht, ndërsa kjo ditë shërben si kujtesë për sakrificën dhe përkushtimin e brezave në rrugën drejt shtetësisë.

Në fund të urimit të tij, kryetari i Vitisë ka përcjellë mesazhe bashkimi dhe mirësi për të gjitha familjet shqiptare.

“Me fat 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë! Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar!”, thuhet në urimin e Sokol Halitit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.