UBT - Regjistrohu

Presidentja Shiroka Pula: Ushtria jonë mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt

Presidentja Shiroka Pula: Ushtria jonë mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula në një mesazh me rastin e Ditës së Forcës thekson se ushtria jonë mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt.

Në mesazhin e Presidentes thuhet se në këtë ditë nderojmë me krenari dhe mirënjohje të gjithë burrat dhe gratë në uniformën e FSK-së, të cilët i shërbejnë mbrojtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë.

Mesazhi i plotë i Presidentes Shiroka Pula për Ditën e Forcës:

Ecohigjiena

Në Ditën e Forcës, nderojmë me krenari dhe mirënjohje të gjithë burrat dhe gratë në uniformën e FSK-së, të cilët i shërbejnë mbrojtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë.

Ushtria jonë mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt. E ndërtuar mbi sakrificën e popullit tonë dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo dëshmon vendosmërinë tonë për ta mbrojtur lirinë dhe shtetësinë e fituar me sakrificë.

Si Presidente e Republikës dhe Komandante Supreme, mbetem e palëkundur në përkushtimin tim për forcimin e ushtrisë sonë, avancimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe mbështetjen e pjesëtarëve të saj.

Krah për krah me SHBA-në dhe aleatët e tjerë strategjikë, do të vazhdojmë ta ndërtojmë një forcë moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s, të gatshme për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Republikës dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në këtë ditë, përulemi me nderim të thellë para Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Sakrifica e tyre mbetet burim i përhershëm frymëzimi dhe përgjegjësie për secilin prej nesh.

Liria që trashëguam është amanet. Mbrojtja e saj është detyrë. Shërbimi ndaj atdheut është misioni ynë i përbashkët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.