Ndërprerje e rrymës të premten në Kllokot dhe dhjetëra fshatra të Vitisë, pa energji elektrike nga ora 10:00 deri në 12:00
Viti – Konsumatorët në Kllokot, Viti dhe një numër i madh i vendbanimeve përreth do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektroenergjetik. Ndërprerja do të zgjasë dy orë, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Sipas njoftimit për punimet e domosdoshme për sigurinë e sistemit, ndërprerja do të përfshijë tetë dalje të tensionit 10 kV nga nënstacioni TS 35/10 kV Kllokot.
Arsyeja e ndërprerjes është rregullimi i urave të dëmtuara në dalje të nënstacionit, përkatësisht në linjën 35 kV Rrafshinë–Kllokot.
Pa energji elektrike gjatë kësaj periudhe do të mbesin Kllokoti, Banja e Kllokotit, Radivojca, Mogilla, Budrika, Remniku, Skifteraj, Pozharani, Tërpeza, Kravarica, Ballanca, Zhiti, Devaja, Çiflaku dhe Novosella, si dhe zona të tjera përreth.
Ndërprerja do të prekë edhe një numër të konsiderueshëm të bizneseve, objekteve afariste, institucioneve shëndetësore, pompave të ujit dhe konsumatorëve privatë që furnizohen nga këto dalje.
Punimet janë planifikuar me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe funksionimit të sistemit elektroenergjetik.
Konsumatorëve të këtyre zonave u rekomandohet që të marrin masat e nevojshme paraprakisht për t’u përballur me ndërprerjen e paralajmëruar të furnizimit me energji elektrike./rajonipress/

