Fundamenti

Gjilani bëhet komuna e dytë në Kosovë për mbështetjen financiare të familjeve strehuese, deri në 500 euro në muaj

Gjilani bëhet komuna e dytë në Kosovë për mbështetjen financiare të familjeve strehuese, deri në 500 euro në muaj

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për rritjen e mbështetjes financiare për familjet strehuese, duke u renditur e dyta në nivel vendi për nga lartësia e subvencionimit të këtyre familjeve. Vendimi është miratuar në Kuvendin Komunal, ndërsa mbështetja do të arrijë deri në 500 euro në muaj, varësisht nga numri i fëmijëve të strehuar.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit Komunal për miratimin e propozim-vendimit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në mbështetjen e familjeve që ofrojnë strehim, kujdes dhe siguri për fëmijët pa përkujdesje të mjaftueshme prindërore.

Sipas vendimit të miratuar, Komuna e Gjilanit do të ndajë 200 euro në muaj si mbështetje bazë për secilën familje strehuese, si dhe nga 100 euro shtesë për çdo fëmijë të strehuar.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Kështu, një familje që strehon një fëmijë do të përfitojë 300 euro në muaj, familja me dy fëmijë 400 euro, ndërsa ajo me tre fëmijë do të mbështetet me 500 euro në muaj.

Mbështetje e veçantë është paraparë edhe për familjet që strehojnë fëmijë me aftësi të kufizuara. Në këto raste, Komuna do të ndajë 200 euro si mbështetje bazë për familjen dhe 200 euro shtesë për secilin fëmijë me aftësi të kufizuara.

Kjo mbështetje komunale do t’u shtohet përfitimeve financiare që familjet strehuese tashmë i marrin nga niveli qendror, duke rritur kështu përkrahjen institucionale për këtë kategori.

Drejtoresha Mimoza Kadriu ka theksuar se vendimi nuk përfaqëson vetëm ndihmë financiare, por edhe vlerësim për familjet që marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme humane, duke u ofruar fëmijëve një ambient të sigurt dhe familjar.

Ajo ka bërë thirrje që familjet e interesuara, të cilat kanë vullnet dhe mundësi për t’u bërë familje strehuese, të drejtohen pranë institucioneve përkatëse për t’u informuar rreth procedurave dhe mundësive të strehimit familjar.

“Si Drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojmë të punojmë për politika konkrete që vendosin fëmijën, familjen dhe mirëqenien e qytetarëve në qendër të përgjegjësisë sonë institucionale. Sepse çdo fëmijë meriton një familje, dashuri, kujdes dhe siguri!”, ka deklaruar Kadriu.

Me këtë vendim, Gjilani synon të forcojë sistemin e strehimit familjar dhe të krijojë kushte më të favorshme për familjet që ofrojnë përkujdesje për fëmijët në nevojë, duke e vendosur mirëqenien dhe interesin më të mirë të fëmijës në qendër të politikave sociale komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.