Dy futbollistë shqiptarë luajnë kundër Juves
Dy lojtarët shqiptarë të Genoas, Blerim Xhemaili dhe Samir Ujkani, janë pjesë e skuadrës që do të përballet me Juventusin në ndeshjen e të dielës.
Të dy lojtarët kanë kaluar te klubi italian gjatë afatit kalimtar veror dhe trajneri Gian Piero Gasperini ka lëvdata për ta.
Ai është i kënaqur me përshtatjen e shpejtë të mesfushorit që përfaqëson Zvicrën.
“Blerim Xhemaili është me ne vetëm qe dy javë dhe është duke u angazhuar si të gjithë të tjerët”, ka deklaruar Gasperini.
Skuadra e plotë e Genoas: De Maio, Izzo, Burdisso, Perotti, Diogo, Marchese, Capel, Ntcham, Pandev, Lazovic, Lamanna, Ujkani, Dzemaili, Sommariva, Tachtsidis, Rincon, Cissokho, Laxalt. /Telegrafi/


