AR Katana

Isa Agushi largohet nga Drejtoria e Inspeksionit, nga 1 dhjetori merr drejtimin e Bujqësisë

Isa Agushi largohet nga Drejtoria e Inspeksionit, nga 1 dhjetori merr drejtimin e Bujqësisë

Gjilan – Isa Agushi nuk do të jetë më në krye të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit. Ai ka konfirmuar se tërheqja nga kjo pozitë ka qenë kërkesë e tij personale, duke theksuar se natyra e punës në këtë drejtori nuk përputhej me qasjen dhe parimet e tij personale.

Agushi ka deklaruar se gjatë ushtrimit të kësaj detyre është përballur me situata të vështira, pasi puna e inspektimit shpesh kërkon marrjen e masave ndëshkuese ndaj njerëzve të njohur dhe personave me të cilët ka pasur raporte shoqërore.

“Nuk isha për atë punë. Duhet t’i dënosh njerëzit, të gjithë të njohur. Jam i lodhur me atë drejtori. Më humane ishte të tërhiqem”, ka deklaruar Agushi, duke shpjeguar arsyet e largimit nga kjo pozitë.

Mobicasa

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se nuk po largohet nga angazhimi në qeverisjen komunale, pasi nga 1 dhjetori pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Gjilanit.

Kalimi i Agushit nga Inspeksioni në Bujqësi shënon një ndryshim në përgjegjësitë e tij institucionale, ndërsa mbetet të shihet se kush do ta pasojë në drejtimin e Drejtorisë së Inspeksionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.