Shkolla e Mesme - UBT

Gjilani në terr prej dy ditësh, gjysma e qytetit pa ndriçim publik – qytetarët të revoltuar me institucionet

Gjilani në terr prej dy ditësh, gjysma e qytetit pa ndriçim publik – qytetarët të revoltuar me institucionet

Gjilan – Prej dy ditësh, një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Gjilanit po përballet me mungesë të ndriçimit publik, duke krijuar një pamje të zymtë dhe duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve gjatë orëve të mbrëmjes. Mungesa e ndriçimit në disa lagje ka rikthyer shqetësimet për sigurinë publike, veçanërisht në zonat ku, sipas banorëve, janë të shpeshta rastet e vjedhjeve dhe thyerjeve të pronave.

Gjendja ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, të cilët e konsiderojnë të papranueshme që një qytet si Gjilani të mbetet në errësirë për ditë të tëra, pa një sqarim institucional për shkaqet dhe kohëzgjatjen e këtij problemi.

Osmani, një qytetar që jeton dhe punon në Zvicër, thotë se është befasuar nga gjendja që ka hasur pas kthimit në vendlindje.

AR Katana

“Jam mërgimtar dhe mbrëmë erdha nga Zvicra. U tmerrova kur hyra në lagje dhe pashë gjithçka në errësirë, me një pamje të zymtë dhe pa lëvizje në rrugë. Kjo qeverisje lokale dhe qendrore na ka zhgënjyer ndër vite. Edhe unë e pranoj se kam përgjegjësinë time, pasi e kam votuar Albin Kurtin”, shprehet Osmani.

Edhe një banor tjetër, Emrushi, shpreh pakënaqësinë e tij, duke kritikuar atë që e konsideron mungesë të përqendrimit institucional në nevojat elementare të qytetarëve.

“Qeverisja lokale më shumë po merret me dronë dhe me pamje që, sipas meje, janë mashtruese për qytetarin. Lërini ato investime, sepse e keni bllokuar një qytet të tërë dhe e keni vështirësuar jetën normale. Qytetari ka nevojë për ndriçim, ujë dhe rregullim të rrugëve, e jo për pengimin e bizneseve”, shprehet ai.

Ndërkohë, shqetësues mbetet edhe mungesa e informacionit zyrtar për këtë problem. Deri më tani, as Komuna e Gjilanit dhe as KEDS-i nuk kanë dhënë ndonjë sqarim publik lidhur me mungesën e ndriçimit në pjesë të qytetit.

Redaksia e Rajonipressit ka kërkuar një përgjigje nga Emin Emini, përgjegjës i KEDS-it në Gjilan, lidhur me këtë situatë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Mbetet të shihet se kur institucionet përgjegjëse do të reagojnë për ta rikthyer ndriçimin publik dhe për t’u dhënë qytetarëve një përgjigje për një problem që po ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe jetën e përditshme në qytet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.