Ecohigjiena

Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh

Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet sa më parë statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë mbërritjes së tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti theksoi se Kosova ka pritur prej kohësh për këtë hap dhe se avancimi i saj drejt integrimit evropian bazohet në meritë dhe në progresin e arritur në disa fusha.

“Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh. Kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi vend pa statusin e kandidatit. Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit. Statusi i vendit kandidat jo vetëm që është shumë i rëndësishëm, por është edhe çështje urgjente”, ka thënë Kurti.

Fidanishtja

Çdo muaj ka zgjedhje në kontinentin tonë dhe çdo gjë ka rëndësi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës, sepse e meritojmë”, ka shtuar më tutje Kurti./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.