Zjarr në një garazh në Gjilan, digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake
Gjilan – Një zjarr ka përfshirë një garazh në qytetin e Gjilanit, në orët e para të mëngjesit të 24 nëntorit 2026, ku si pasojë janë djegur dy vetura dhe disa pajisje shtëpiake.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar rreth orës 01:15, ndërsa ankuesi, një mashkull kosovar, ka bërë të ditur se garazhi i tij është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat janë duke u marrë me trajtimin e rastit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa mbetet të konfirmohet edhe vlera e dëmit material të shkaktuar./rajonipress/

