Ndërprerje e energjisë elektrike në disa fshatra të Anamoravës, këto janë vendet që mbesin pa rrymë sot
Gjilan – Disa vendbanime në rajonin e Anamoravës do të përballen sot me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjetin elektroenergjetik.
Sipas njoftimit për ndërprerjet e planifikuara, nga ora 10:30 deri në 14:30, do të ndërpritet energjia elektrike në daljen 10 kV J03 Gërmova, nga transformatori TS 35/10 kV Rrafshina, me kod 61067003.
Ndërprerja do të përfshijë këto lokacione:
Habibi, Fabrika e Armaturës, Sherif Fetahu, Gërmova-Ura, Gërmova-Kulla, Sadovinë e Jerlive-Shkolla, Fetëve, NP “Sadovina”, N.P.T.SH. “Graniti”, Mentor Berisha, Pompa Lindi, Mobileria, Plastika, Pompa-Zymeri, Sadovinë e Muhaxherëve, Fluidi, Goshicë-Kulla, Vërban-Sokoli, Shavarinët, Jasharët, Enver Haziri, Vërban-Kezët, Goshicë te Shkolla, Vërban te Shkolla, Sadovinë e Jerlive-Përmendorja, Buzovik-Te Bilalli, Binqa, Shushët, Debëlldeh-Hyrje, Debëlldeh-Hasani, Binqa e Re, Debëlldeh-Qendra e Skijimit, Gërmova te Varrezat, Islam Ferat Hyseni, Hidrocentrali te Shushët dhe LDPE-Plast-Begracë.
Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e transformatorit të ri (TS) në kuadër të projektit D.M.26.06.07 Gushicë.
Ndërprerja është e planifikuar të zgjasë katër orë, ndërsa rikthimi i energjisë elektrike pritet pas përfundimit të punimeve./rajonipress/

