Ecohigjiena

Këto ushqime ju ndihmojnë të luftoni stresin

Këto ushqime ju ndihmojnë të luftoni stresin

Jeni të stresuar? Shkak për këtë është puna, fëmijët, familja, gjendja ekonomike? Pak rëndësi ka. Stresi është armiku numër 1 i shëndetit kështu që gjithë çka duhet të bëni është ta eliminoni atë.

Nga një studim i fundit është vërtetuar se ekzistojnë ushqime specifike që ju mbrojnë nga stresi dhe agresiviteti:

Portokalli

Ecohigjiena

Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate stresuese.

Patatet e ëmbla

Ndihmojnë jashtëzakonisht në uljen e nivelit të stresit, sepse plotësojnë menjëherë urgjencën e karbohidrateve dhe sheqernave që kemi zakonisht në momente të mëdha stresi.

Po ashtu patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten dhe fibra, që ndihmojnë organizmin t’i shpërbëjë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.

Kajsia

Kajsitë janë të pasura me magnez, një element i fortë kundër stresit dhe një qetësues natyror muskulor.

Salmoni

Deri para pak vitesh nuk dihej asgjë për ekzistencën e tyre. Tani për fat të mirë, falë studimeve të reja dhe lindjes së një shkence specifike (lipidomika) janë konsideruar të pazëvendësueshme për funksionimin e sistemit nervor.

Një dietë e pasur me omega-3 (element i pranishëm te salmoni dhe peshqit në përgjithësi) mbron zemrën, kurse një studim i kryer nga “Diabetes & Metabolism” ka zbuluar se acidet yndyrore Omega-3 kontrollojnë nivelet e kortizolit dhe adrenalinës.

Brokoli, lakra dhe bizele

Zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.