Uje Dea

Rey Manaj largohet nga Sivasspori, shkaku i pagave të papaguara

Rey Manaj largohet nga Sivasspori, shkaku i pagave të papaguara

Rey Manaj është larguar nga qyteti i Sivasit të martën, më 24 nëntor 2026, pas një mosmarrëveshjeje financiare me klubin e Sivassporit.

Sipas raportimeve nga Turqia, sulmuesi shqiptar ka udhëtuar fillimisht me veturë drejt qytetit të Kayserit dhe më pas është larguar me aeroplan jashtë vendit, pasi klubi nuk e kishte kryer pagesën që duhej të bëhej të hënën, më 23 nëntor.

Mosmarrëveshja rreth pagesave mes Sivassporit dhe Manajt ka marrë kështu një kthesë të re, me futbollistin që tashmë është larguar nga qyteti ku vepron klubi turk.

UBT KOSOVE

Mësohet se Manaj është nisur nga aeroporti i Kayserit, por deri më tani nuk është bërë e ditur se në cilin shtet ka udhëtuar, raportojnë mediumet turke.

Ndërkohë, është raportuar se sulmuesi shqiptar ka të drejtë ta ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën në rast se klubi nuk i përmbush detyrimet financiare.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Manaj e ka shfrytëzuar këtë të drejtë apo se kontrata e tij me Sivassporin është ndërprerë.

Vetë largimi i tij nga Sivas nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përfundimin e marrëveshjes me klubin.

Gjithashtu, nuk janë bërë publike as shuma e papaguar dhe as kushtet e mundshme të ndërprerjes së kontratës.

Manaj kishte luajtur për Sivassporin edhe gjatë sezoneve 2023/24 dhe 2024/25.

Pas kësaj, ai ishte transferuar te Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, përpara se të rikthehej te skuadra turke gjatë afatit kalimtar dimëror të vitit 2026.

Më 3 shkurt 2026, Sivasspori kishte njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës trevjeçare e gjysmë me sulmuesin shqiptar.

Ceremonia e prezantimit ishte mbajtur në ambientet e klubit, në praninë e presidentit Burak Özçoban dhe anëtarëve të tjerë të bordit drejtues.

Manaj, i lindur më 24 shkurt 1997 në Lushnjë, ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur edhe për skuadra si Interi, Granada, Albacete, Barcelona, Spezia dhe Watford. Ai është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Pas zhvillimeve të fundit, e ardhmja e sulmuesit shqiptar te Sivasspori mbetet e paqartë, ndërsa klubi ende nuk ka dalë me një vendim apo komunikatë zyrtare lidhur me situatën e krijuar./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.