AR Katana

Policia në Gjilan arreston një person nën dyshimin për mashtrim me donacione humanitare, fondet e grumbulluara janë ngrirë

Policia në Gjilan arreston një person nën dyshimin për mashtrim me donacione humanitare, fondet e grumbulluara janë ngrirë

Gjilan – Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj një personi të dyshuar për mashtrim përmes fushatave të grumbullimit të donacioneve humanitare, duke dyshuar se ai kishte trilluar se vuante nga një sëmundje e rëndë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative, Njësiti i Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan ka zhvilluar veprime hetimore në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, nën dyshimin se personi me inicialet Endrit Azemi kishte organizuar fushata për grumbullimin e mjeteve financiare në Kosovë dhe diasporë, kinse për trajtimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas informacioneve të Policisë, i dyshuari dyshohet se kishte paraqitur rrejshëm se vuante nga një sëmundje e rëndë, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare nga qytetarët, të cilët kishin kontribuar përmes fushatave të ndryshme të solidaritetit, përfshirë edhe platformën ndërkombëtare GoFundMe.

Hidromorava

Pas zhvillimit të hetimeve, autoritetet kanë ndërmarrë masa ndaj mjeteve financiare të grumbulluara. Llogaritë bankare të identifikuara në territorin e Republikës së Kosovës janë bllokuar, ndërsa, me vendim të Prokurorit të Shtetit, paratë e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

Ndërkohë, sa u përket fondeve të grumbulluara përmes platformës GoFundMe në Gjermani, ka filluar procesi i rimbursimit të donatorëve, me qëllim të kthimit të mjeteve financiare për qytetarët që kishin kontribuar në këtë fushatë.

I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor 2026, ndërsa më 23 nëntor 2026, Gjykata Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore po zhvillohen nga organet kompetente.

Në reagimin e saj, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka theksuar përkushtimin për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të hetuar çdo dyshim për keqpërdorim të mundshëm, duke vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes së besimit dhe solidaritetit qytetar.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e tilla synojnë të parandalojnë keqpërdorimin e gatishmërisë së qytetarëve për të ndihmuar njerëzit në nevojë, duke theksuar se rastet e dyshuara të mashtrimit nuk duhet të cenojnë vullnetin human të shoqërisë për të kontribuar në raste të vërteta të nevojës për ndihmë.

Mesazhi i Policisë është i qartë: keqpërdorimi i besimit të qytetarëve nuk duhet të zbehë solidaritetin dhe humanizmin, por duhet të shërbejë si thirrje për mbrojtjen e atyre që kanë vërtet nevojë për ndihmë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.