Dinjiteti i shembur
Nga Behxhet Shala – Jakup Krasniqi, për shkak të angazhimit kombëtar u përndoq dhe u dënua nga dy regjime antidemokratike dhe raciste ; nga regjimi jugosllav dhe regjimi racist i Gjykatës Speciale Raciste. Është vështirë të thuhet se cili regjim ishte më kriminalë, ai jugosllav apo ky i ” drejtësisë ndërkombëtare ”.
Kur u arrestua Jakup Krasniqi më 4 nëntor 2020 në Prishtinë nga piratët e GJSR – së, në paraqitjen e tij para Gjykatës pati deklaruar se: ” sjellja e piratëve të maskuar me uniforma policie, pa shenja identifikimi ishte më e keqe dhe më e dhunshme se sjellja e policisë jugosllave gjatë arrestimit të parë në ish – Jugosllavi …”.
Askush nuk e mori seriozisht këtë deklaratë në kohën kur GJSR – ë në Hagë mburrej se në këtë burg zbatohen standardet më të larta të Kombeve të Bashkuara të drejtave të njeriut për të privuar nga liria të quajtura ” Rregullat e Nelson Mandelës …”.
Trajtimi në vazhdimësi i keq dhe diskriminues i pengjeve të Hagës , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës nga kjo Gjykatë raciste është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe shpërdorim i turpshëm i emrit të një personaliteti që ishte shembull i sakrificës personale të luftës për liri dhe barazi të popujve të robëruar të botës – Nelson Mandelës.
Shkelësit kriminalë të drejtave të njeriut, kriminelët juridikë, Ekaterina Trandafilove, Kim West, Charles Smith III dhe të tjerët po mbulohen me emrin dhe veprat e Mandelës, pa fije turpi dhe ndërgjegjeje .
Tipike për kriminelë ! Të ashtuquajtura vizita humanitare për të burgosurit shqiptarë janë përdorur më shumë për nevoja të Gjykatës dhe jo të të burgosurve. Çfarë kuptimi dhe çfarë humanizmi është t’u mohohet pjesëmarrja në varrim të më të dashurve e që pastaj t’u mundësohet vizita e varrit ?!
Çnjerëzore dhe sadiste edhe për kriminelët më të poshtër por jo edhe për kriminelët e GJRS -së që këtë e kanë kod moral dhe profesional !
”Vizita humanitare” e Jakup Krasniqit : Jakup Krasniqi nga GJRS u dënua me dënimin maksimal prej 25 vitesh, non sense i llojit të vet.
Jugosllavia fashiste e nisi përndjekjen e atdhetarit, luftëtarit të UÇK – së, politikanit shtetformues dhe paqendërtues si dhe intelektualit Jakup Krasniqi, tash, GJSR, si vazhdimësi gjenetike dhe politike e Serbisë po e përfundon këtë krim njerëzorë, moral dhe profesional duke e dënuar me 25 vjet burg dhe diskriminim, në emër të ” humanizmit ” dhe ”Rregullave të Nelson Mandelës “…
Nënat tona, gratë tona dhe motrat tona janë më heroina se ne që kemi bërë burg politik në kohën e Jygosllavisë fashiste dhe ” drejtësisë ndërkombëtare raciste. Vuajtjet e vërteta i bartnin ato, pa asnjë dyshim. E tillë ishte dhe është gruaja e Jakup Krasniqit, në rastin konkret.
Tash, kur shëndeti i saj është rrënuar shumë edhe si pasojë e trajtimit të Jakup Krasniqit, GJSR i mundësoi një vizitë ” humanitare ” pengut të dënuar , Jakup Krasniqi në kushte turpëruese dhe nën çdo dinjitet. Vizitat e Jakup Krasniqit, tashmë i dënuar ishin rreptësisht të mbikëqyrura, jashtë dhe brenda shtëpisë.
Sikur të ishte gjendje lufte. Nuk e lejuan të përshëndetet me vëllanë, brenda dhomës ku ishte Jakup Krasniqi me familje kishte policë cuba të GJSR, me rroba civile që kontrollonin çdo lëvizje, sigurisht se kanë regjistruar çdo bisedë dhe jam i sigurt se kanë folur dhe kuptuar gjuhën shqipe.Jakup Krasniqi qëndronte 6-7 orë në takim me familjarë dhe me banditët e GJSR në të njëjtën hapësirë kurse natën e kalonte në burgun e EULESH -it në F. Kosovë.
Në asnjë shtet dhe vend normal nuk trajtohen njëjtë ata që mbahen në paraburgim dhe ata që janë dënuar. ”Drejtësia” ndërkombëtare, duke dhunuar emrin dhe veprën e Nelson Mandelës e bënë këtë, kryesisht kundër pengjeve të Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës.
Me ndihmën e ” xhandarëve të Xhelës”, Albin Kurthit, Albulena Haxhiut, Glauk Konjufcës, Shvarc Donikës dhe pjellës jugosllave dhe serbe të aziluar në institucione të Kosovës.Opozita u mjaftua me deklarata politike dhe emocionale – flluska patriotike ( PDK ), AAK ishte më korrekte kurse LDK – ë përmes Vojsa Osmanit dhe Lubo – mirit po e ”lufton ”SHIK‘ un, për lavdi të respektit dhe nderimit ndaj UDB – së !
Në këto zhvillime Shoqata e të Burgosurve Politikë ( edhe unë jam njëfarë i burgosuri politikë ) dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës do të duhej të ishin shtylla të çdo veprimi – nuk janë ! SHBP – ë po mbahet në jetë për fije të perit e shantazhuar nga regjimi i Kurthit, thuaja ëahtë buzë vdekjes klinike ! SHVL e UÇK – së po merret me tema të rëndësisë globale duke u takuar me diplomatë duke bërë ”diplomaci ushtarake…: ! Janë shumë larg realitetit !
E tash, lexues të nderuar, merreni me mend se kush po e harton Strategjinë për ”mbrojtje” të pengjeve të luftës, tash të dënuar në Hagë ! Kur mindilin e kësaj valleje e ka marrë Albin Kurthi armik dhe denoncues i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit
Me përcjellësit me përmbajtje të njëjtë, mediokër dhe rrogëtarë të bindur, Glauku, Lenka Quko, Xhelë xhandari dhe Shvarc Donika ! Dhe me disa biseksualë politikë në PDK- ë . Çfarë ligji i leshit ! Duhet të derdhen para për mbrojtje, lobim dhe duhet rifilluar protestat. Të gjitha të tjerat janë humbje kohe nga o – pozita dhe blerje kohe nga Kurthi.
Aktualisht PDK – ë po punon kryesisht për Kurthin prandaj LVV po luan tjetër lojë – kundër Përparim Ramës !
Jakup Krasniqi nuk është turpëruar e as ligështuar sepse është në mesin e të urpëruarve, të ligjëve dhe të dorëzuarve. Ata jemi ne!!

