Fundamenti

Konjufca nga Athina: BE-ja duhet ta nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim

Konjufca nga Athina: BE-ja duhet ta nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Këtë kërkesë Konjufca e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të “Friends of the Western Balkans”, që u mbajt sot në Athinë, me nikoqir ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis.

Përmes një postimi, Konjufca ka theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet t’u ofrojë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësi të barabarta për të përparuar, bazuar në meritat dhe reformat e tyre.

Hidromorava

“Një proces kredibil i zgjerimit të BE-së duhet t’i japë secilit partner të Ballkanit Perëndimor mundësinë për të përparuar mbi bazën e meritave të veta”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka rikujtuar se kanë kaluar gati katër vjet prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa sipas tij, Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin për aplikimin e Kosovës.

“E nxita Këshillin që ta kërkojë këtë Opinion”, ka theksuar Konjufca.

Kryediplomati kosovar ka përmendur edhe përparimin e vendeve të tjera të rajonit, duke thënë se procesi i zgjerimit dëshmon rezultatet e tij kur reformat shpërblehen.

Konjufca ka theksuar gjithashtu se Kosova është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP), si dhe ka shprehur gatishmërinë e vendit për të kontribuar në misionet dhe operacionet e BE-së.

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë në misionet dhe operacionet e BE-së”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.