United Hospital

Hamdi Jashari kërkon ndërhyrjen e inspektoratit: Lokalet në Gjilan po shndërrohen në ambiente të mbushura me tym duhani

Hamdi Jashari kërkon ndërhyrjen e inspektoratit: Lokalet në Gjilan po shndërrohen në ambiente të mbushura me tym duhani

Gjilan – Avokati i njohur nga Gjilani, Hamdi Jashari, ka ngritur shqetësimin për shkeljen e ligjit kundër pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura publike, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të inspektoratit dhe zbatim të mirëfilltë të legjislacionit në fuqi.

Përmes një reagimi publik, Jashari ka kritikuar gjendjen në kafiteri, restorante dhe lokale të ndryshme, ku, sipas tij, konsumimi i duhanit vazhdon të jetë i pranishëm, pavarësisht ndalesave ligjore. Ai thekson se pasojat e kësaj dukurie nuk i përjetojnë vetëm duhanpirësit, por veçanërisht qytetarët që nuk konsumojnë duhan dhe që detyrohen të ekspozohen ndaj tymit të tij, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Avokati kërkon që organet kompetente të dalin në terren, të intensifikojnë kontrollet dhe të ndërmarrin masa konkrete ndaj subjekteve që nuk e respektojnë ligjin. Sipas tij, nëse kapacitetet aktuale të inspektoratit janë të pamjaftueshme, atëherë duhet të shqyrtohet edhe shtimi i numrit të inspektorëve.

UBT - Kosove

Në reagimin e tij, Jashari përdor edhe një gjuhë ironike për të vënë në pah absurditetin e mosrespektimit të rregullave, duke theksuar se e drejta e një individi për të konsumuar duhan nuk mund të mbizotërojë mbi të drejtën e të tjerëve për të qëndruar në një ambient të pastër dhe pa tym.

“Shëndeti publik nuk mund të mbetet peng i pakujdesisë së askujt”, është mesazhi përmbyllës i avokatit, i cili kërkon përgjegjësi institucionale dhe respektim të ligjit, në mbrojtje të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.