Fundamenti

Revoltë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me urdhër të zemrës dhe shpirti, po i hedh në letër ca fjalë të mia, që të këndojnë vet qyteteve tona, kundër pushtetit që qeveris keq.

Këto vargje po ua sjell nga sedra
kundër atyre që vjedhin diellin
prishin imazhin e ditës së bukur
dhe ëndrren fisnike të qytetarit

Në dashurinë për liri dhe atdhé
jo të gjithë e meritojnë nderimin
bërës të korrupsionit janë shtuar
të dehurit e presin gjahun e tyre

Në këtë tokë të pasur krenarisht
po i hedh në letër këto pak fjalë
kundër atyre që trafikojnë lirinë
Me azil, krim, dhe larje parash

2

——————————————

Liri, vërtet po më habit! Ç´është
kjo cilësi kaq e dobët e qeverisjes
kush e shpiku vesin e mitmarrjes
apo e gjetët të shkruar në tavolinë

Në këtë tokë të heshtur krenarisht
së shpejti do ketë një kryengritje
të vetëdijes dhe nënvetëdijes sonë
që guri të rend për n´vendin e vet

Tregëtarë të krimit dhe drogave
ndotin çdo ditë hapësirat e lirisë
ata përgjakin ne shumë pamje
ndërgjegjjen e më të rrënuarve

Në këtë botë azilesh e mërgimesh
protestoj që ti bashkohem krimit
liri, dua ta jetoj jetën si qytetar
e jo i ndjekur për krime dhe faje

3

——————————————-

Hidromorava

Karrocieri farkatarit; ji zoti i zjarrit
më fisnik. A i sheh gurët e kufijve
ti dalim zot vet kallijve të shkelur
drejtësia tek né ka rënë pë dhé

Një i dehur i azilit nxjerrë britma
ore qoftë i lavdëruar ky poshtërim
kraharorin e kam me plot realitete
në çdo çast mund të jem një rebel

Shpirti im i terratisur, pusho pakëz
dëme tokës i bën edhe qielli lart
një vetimë plasi atje.. tek mollat
degët ia preu me zjarrin e mprehtë

Evropë, kalorëse e lodhur nga të
korrat, mbledhëse e tëra kombeve
plotë i ke tendat dhe hangaret tua
me të ikur nga luftat e pazgjidhura

4

—————————————-

Zemërimi do të del vet në rrugë
të proteston kundër padrejtësisë
ai do t´i thotë të gjitha kërkesat
do ndeshet vet me shtiracakët

Zemërim fol, ky çast është i yti
plakur jemi fushave të betejave
historia, ndër elegjitë e pakryera
ende mbetet gjykatëse nën hije

Mediokrit e më gojëshqyerve
të dehur qeshin para pasqyrave
Kosovën e kanë futur në valixhe
dhe mbajnë fjalime nëpër banjo

Zemërimi do të del vet në rrugë
ai do ti mbrojë fitoren e luftës
liria është gjak i gjithë të rënëve
dhe dora grusht e më atdhetarve!..

Rrustem Geci – 19 Shtator, 2015

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.