Enca vjen e ‘nxehtë’ në klipin e ri
Javën që vjen do të publikohet kënga më e re e Enca Haxhias.
‘Më thirr perëndeshë’ është titulli që këngëyarja i ka vënë këngës, dhe për të cilën është mjaft e entuziazmuar.
Përmes një fotoje të postuar një llogarinë e saj në Instagram, Enca shfaqet tejet seksi, që duket se do të jetë një klip mjaft ‘i nxehtë’, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.
Poashtu, ajo ka thënë se po punon shumë, por që beson se fansave do tu pëlqejë kënga.
(Kosova Sot)


