Fundamenti

Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur

Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Radar”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përmbushë plotësisht obligimet kushtetuese ndaj komunitetit serb”, në mënyrë që sipas tij, ata të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të kenë perspektivë në Kosovë.

Duke folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Joseph ka theksuar se Kosova duhet të marrë përgjegjësi për këtë proces, ndërsa ka vlerësuar se është i mundur edhe kthimi i serbëve që janë larguar nga Kosova.

Ai ka kërkuar rifillimin sa më të shpejtë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke sugjeruar që fillimisht të trajtohet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Sipas tij, përparimi në këtë çështje humanitare dhe rezultatet konkrete për familjet e të zhdukurve mund të ndikojnë në përmirësimin e atmosferës politike dhe të krijojnë kushte për avancim edhe në çështjen e Asociacionit/Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.