Bytyqi me “top” paraqitje, gol dhe asist në Norvegji
Skuadra e Kristiansund ka barazuar 2:2 ndaj Sandefjord, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit norvegjez.
Gol dhe asist në këtë ndeshje bëri lojtari kosovar, Zymer Bytyqi, shkruan Indeksonline
Fillimisht lojtari nga Kosova, asistoi te goli i Alvheim dhe më pas shënoi vet në fund të pjesës së parë.
Pesë asiste dhe dy gola për 30-vjeçarin këtë sezon./Indeksonline/

