United Hospital

Nis asfaltimi i rrugës 2.2 kilometërshe që e lidhë Gjilanin me Kamenicën dhe Bujanocin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pos realizimit të projekteve në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, Komuna e Gjilanit po vazhdon realizimin e projekteve edhe në ndërtimin e rrugëve.

Kësisoj, Komuna e Gjilanit ka nisur sot asfaltimin e rrugës 2.2 kilometërshe që e lidhë Gjilanin me Kamenicën dhe Bujanocin, e që kalon kah fshati Përlepnicë.

Me cilësinë e punimeve të kësaj rruge është ndarë i kënaqur kryetari Lutfi Haziri, i cili i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ka vizituar këtë projekt të cilin e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Jemi në realizmin e rrugës që e lidhë Komunën e Gjilanit me Komunën e Kamenicës përmes Ropotovës dhe Bujanocin, poashtu. Është një projekt jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për Komunën tonë, por edhe për komunat fqinje me investim qind për qind i buxhetit të Komunës së Gjilanit”, tha Haziri, duke shtuar se Komuna është në vlug të punimeve në realizimin e katërshes infrastrukturore në qytet dhe fshatra.

Uji Dea

“Jemi në vlugun e realizimit të punimeve, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në qytet dhe fshatra, Zhegër, Bresalc e fshatra të tjerë. Me ndërtimin e rrugëve, krahas ndërtimit të ujësjellësit dhe kanalizimeve si infrastrukturë bazike, këtë vit po e përmbyllim fazën e fundit të projektit më të madh të infrastrukturës që ka pasur Komuna e Gjilanit”, u shpreh Haziri.

Ai theksoi se përderisa më herët Gjilani ka qenë i përjashtuar nga investimet e qeverisë, tash situate është krejt ndryshe.

“Gjilani ka qenë i përjashtuar nga investimet në vitet e kaluara, ndërkaq tash duke u kombinuar investimet e Komunës sonë me qeverinë dhe donatorët siç është qeveria zvicerane, gjermane etj., realisht ne po i përmbushim kërkesat elementare. Jam shumë i kënaqur me realizimin e këtyre objektivave”, ka përfunduar i pari i gjilanasve, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.