Uje Dea

Gjilani nën presionin e qenve endacakë: Siguria e fëmijëve në rrezik, ndërsa komuna vazhdon të heshtë

Gjilani nën presionin e qenve endacakë: Siguria e fëmijëve në rrezik, ndërsa komuna vazhdon të heshtë

Gjilan – Qendra e Gjilanit po përballet me një problem gjithnjë e më shqetësues të pranisë së qenve endacakë, të cilët po krijojnë pasiguri për qytetarët, veçanërisht për fëmijët, nxënësit dhe të moshuarit. Përderisa hapësirat publike duhet të jenë vende të sigurta për lëvizje dhe rekreacion, prania e tufave të qenve në afërsi të shkollave, parkut të qytetit dhe rrugëve kryesore po ngre shqetësime serioze për mungesën e masave parandaluese nga institucionet komunale.

Rasti i fundit, kur një qen endacak dyshohet se ka sulmuar një fëmijë gjashtëvjeçar, teksa ai po ecte me nënën e tij në qendër të qytetit, e ka rikthyer në vëmendje këtë problematikë alarmante.

Sipas përshkrimit të rastit, sulmi i papritur i ka shkaktuar fëmijës frikë dhe trauma emocionale, duke e shndërruar një shëtitje të zakonshme familjare në një përvojë të rëndë dhe shqetësuese.

Mobicasa

Situata bëhet edhe më alarmante në orët kur nxënësit dalin nga shkollat dhe kalojnë nëpër hapësirat publike të qytetit. Edhe të moshuarit dhe qytetarët që shfrytëzojnë parkun e Gjilanit për shëtitje e rekreacion po përballen me pasigurinë që krijon prania e qenve endacakë.

Kjo gjendje ngre pikëpyetje serioze për përgjegjësinë institucionale të Komunës së Gjilanit dhe për efikasitetin e masave që duhet të ndërmerren për menaxhimin e qenve endacakë, mbrojtjen e qytetarëve dhe trajtimin human të kafshëve.

Kritikat drejtohen edhe ndaj kryetarit Alban Hyseni dhe qeverisjes komunale, të cilët përballen me kërkesën gjithnjë e më të madhe të qytetarëve për zgjidhje konkrete. Nuk mjaftojnë pamjet promovuese nga dronët, as prezantimet e Gjilanit si një qytet me pamje moderne, nëse problemet themelore të sigurisë dhe mirëqenies publike mbeten të pazgjidhura.

Një qytet nuk bëhet evropian vetëm nga pamjet që shfaqen nga lart, por nga siguria që u ofron qytetarëve në çdo rrugë, park dhe hapësirë publike. Për Gjilanin, siguria e fëmijëve nuk mund të jetë çështje që trajtohet vetëm pas ndonjë sulmi apo incidenti. Komuna duhet të reagojë me masa konkrete, të qëndrueshme dhe humane, përpara se një tjetër familje të përjetojë një situatë të tillë.

Pyetja që kërkon përgjigje nga ekzekutivi i Alban Hysenit është e qartë: Deri kur qytetarët e Gjilanit do të duhet të ndihen të pasigurt në qytetin e tyre për shkak të një problemi që kërkon ndërhyrje institucionale?/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.