Ecohigjiena

Kemi jetuar si zogjtë në kafaz

Kemi jetuar si zogjtë në kafaz

Poezi nga Arif Ejupi – Me këtë poezi reagoj ndaj asaj që e shoh si provokim të qëllimshëm në Bruksel me melodinë e këngës «Oj Kosovo, Kosovo». Vargjet e mia i drejtohen edhe komisioneres Marta Kos, që në atë çast zgjodhi të heshtte.

Kemi jetuar
si zogjtë në kafaz.
Na keni burgosur, plagosur e vrarë,
deri fëmijët na i keni helmuar.

Mijëra metra nën tokë
na keni mbajtur të ngujuar.
Qiellin na e keni nxirë,
por të nesërmen
shumëfish më të fuqishëm kemi gdhirë.

Hidromorava

Kemi qëndruar dhe protestuar
deri në ditën e ngadhënjimit.
Botën e kemi njoftuar
se nuk jetohet nën dhunë e mjerim.

Disa fare nuk na kanë kuptuar,
se zullumi që është bërë mbi ne
në kurrizin e tyre nuk ka rënduar.

Ne, edhe pse si zogj të lënduar,
rrugën kemi vazhduar,
derisa kemi hasur në ata që e kuptojnë
se po e përjetojmë ferrin nga një dorë e zezë,
se prania dhe rritja jonë në këto troje
asaj ia verbojnë të dy sytë.

Kemi vuajtur dhe jemi djegur
për së gjalli në zjarr
për këtë ditë të re e të bardhë.
Ju që dikur heshtët,
sot bëni sy e vesh katër.

Mos lejoni që të provokohemi
– ashtu siç ndodhi në Bruksel –
nga lugetërit që prapë mund t’ia japin
Ballkanit flakën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.