Angela nuk përmbahet, shfaqet “zjarr” në këtë veshje provokuese
Modelja shqiptare Angela Martini vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit fotografi nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj.
Në postimin e fundit, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi ku shfaqet mjaft joshëse, raporton IndeksOnline.
E veshur me një fustan të gjatë dhe transparent, Martini ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale.
Kjo paraqitje e saj nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar stilin dhe elegancën e modeles. /IndeksOnline/

