Ecohigjiena

Hoxhaj: Gabim tërheqja e Ligjit, gabim zvarritja, kemi humbur dy muaj

Hoxhaj: Gabim tërheqja e Ligjit, gabim zvarritja, kemi humbur dy muaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se tërheqja e ligjit për Gjykatën Speciale ishte gabim, sikurse edhe zvarritja e tij. Ai ka theksuar se, përtej ligjit, Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete diplomatike.

“Gabim ka qenë tërheqja dhe gabim është zvarritja. Ligji nuk është beteja e vetme që ne kemi me Gjykatën Speciale. Përtej ligjit, duhet të kemi edhe veprime konkrete diplomatike, ta vizitojmë Washingtonin, Londrën, Berlinin, Brukselin, Parisin dhe Romën. Lufta jonë e UÇK-së është e pastër dhe e drejtë. Liria jonë nuk është krim dhe pavarësia jonë nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka deklaruar se qëndrimi që qëndron pas votimit të para disa javëve është se Gjykata Speciale ka dalë përtej mandatit të saj.

Ecohigjiena

“Ajo që ne të gjithë mendojmë dhe për të cilën kemi votuar para disa javësh është se gjykata ka dalë përtej mandatit të vet”, ka theksuar ai.

Hoxhaj ka thënë se nga 16 shtatori kanë kaluar dy muaj dhe se i vetmi veprim efikas dhe në fuqi mbetet Deklarata e Kuvendit. Ai ka kërkuar ruajtjen e unitetit të treguar me 88 vota.

“Nga 16 shtatori deri më sot kanë kaluar dy muaj dhe krejt çka është efikase dhe në fuqi është Deklarata e Kuvendit. Kemi humbur shumë kohë. Unitetin që e kemi treguar me 88 vota, atë unitet duhet ta ruajmë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.