Fundamenti

Dobërçani vlerëson lartë depolitizimin e subvencioneve të bujqësisë në Komunën e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka mbajtur mbrëmë debatin publik të radhës në fshatin Dobërçan, ku banorët e këtij fshati kanë vlerësuar lartë kryesisht subvencionet që janë dhënë në sektorin e bujqësisë dhe investimet në infrastrukturë.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se është tejet i rëndësishëm fakti që gjatë tre vjetëve kanë arritur ta bëjnë depolitizimin e subvencioneve në bujqësinë.

“Kjo është meritë e kryetarit Lutfi Haziri”, tha Ramadani.

Me këtë konstatim është pajtuar edhe qytetari i Dobërçanit, Bujari Haziri.

“Pajtohem plotësisht që është depolitizuar bujqësia dhe jam shumë i kënaqur për subvencionet e mëdha, por duhet ta vazhdoni projektin e rrugëve të arave edhe në fshatin tonë”, ka thënë Haziri.

Në këtë takim kanë paraqitur kërkesat dhe vërejtjet e tyre, që kryesisht ishin infrastrukturore, edhe Shaban Halimi, Jetullah Bislimi, Adem Sopi, Sadat Salihu, etj.

Uji Dea

E, drejtori i Administratës, Nazim Gagica, i ka garantuar qytetarët se kërkesat e tyre do t’i bartin tek kryetari i Komunës dhe resorët përkatës, në mënyrë që të futen në planifikim për vitin 2017.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, tha se Komuna e Gjilanit në mënyrë permanente po i mbron interest e bizneseve, duke krijuar lehtësira në të bërit biznes dhe duke stimuluar sektorin privat, në mënyrë që të gjenerohen vende të reja pune. Ai konfirmoi se Komuna e ka në plan lirimin nga taksa komunale për markete, ordinanca mjekësore, e restorante, pro jo edhe për motelet.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka pohuar se kanë rritur numrin e mjekëve në mbarë territorin e komunës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve me përmes tre ekipeve në terren, të cilët po kujdesen për mbrojtjen e fëmijës, nënës dhe të moshuarve.

Në këtë takim ka folur asambleisti Ibish Ibishi, i cili vije nga fshati Dobërçan, duke falënderuar përfaqësuesit e Komunës për interesimin dhe kujdesin në investime.

“Gjatë këtyre tre vjetëve, Komuna ka realizuar shumë projekte në Dobërçan, por edhe në tërë territorin e komunës. Krahasuar me lokalitetet tjera, ne jemi shumë më mirë. Duhet ta themi se barrë e madhe kanë qene borxhet e trashëguara, ku mbi 3 milionë janë shlyer nga kjo qeverisje”, ka thënë Ibishi.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit gjatë këtij viti ka mbajtur 25 debate publike, përfshirë edhe ato për buxhetin, ndërkaq takimi i madh publik, që është i fundit për këtë vit, mbahet më 5 dhjetor, në ora 11:00, në teatrin e qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.