Ecohigjiena

Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike

Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeminstri Albin Kurti ka folur edhe për zhvillimet në sektorin e energjisë gjatë qeverisjes së tij, duke përmendur sfidat e shkaktuara nga zhvillimet ndërkombëtare, por edhe planet për të ardhmen, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur ndryshime të mëdha në skenën ndërkombëtare, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike dhe në inflacion.

Ai ka theksuar se Qeveria ka vazhduar të mbështesë energjinë e ripërtëritshme, efikasitetin energjetik dhe kogjenerimin.

Uje Dea

Kurti ka përmendur gjithashtu gazifikimin e Kosovës si një nga synimet për të ardhmen, duke thënë se në zgjedhjet e fundit kanë marrë besimin për ta shfrytëzuar këtë mundësi sa më parë.

“Jo vetëm që kemi tejkaluar vështirësitë dhe kemi qëndruar te energjia e ripërtëritshme, por kemi potencuar edhe efikasitetin dhe kogjenerimin. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit kemi fituar besimin për shfrytëzimin serioz dhe sa më parë të mundësisë për gazifikimin e Republikës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se synohet edhe shfrytëzimi i gazit të lëngshëm që arrin në terminalin e Vlorës, nga ku Kosova mund të sigurojë energji elektrike përmes interkoneksionit prej 400 kilovoltësh.

“Ne tashmë kemi marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.