Mobicasa

Gjilani siguron mbështetje financiare për strehimoren e grave dhe fëmijëve për periudhën 2027-2029, Qendra e Gruas vlerëson marrëveshjen

Gjilani siguron mbështetje financiare për strehimoren e grave dhe fëmijëve për periudhën 2027-2029, Qendra e Gruas vlerëson marrëveshjen

Gjilan – Sigurimi i qëndrueshmërisë financiare të strehimoreve për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë mbetet një ndër parakushtet kryesore për garantimin e mbrojtjes, sigurisë dhe mbështetjes së tyre. Në këtë drejtim, komunat e rajoneve të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi me strehimoret përkatëse, duke siguruar përkrahjen financiare për periudhën 2027–2029.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Qendra e Gruas në Gjilan, e drejtuar nga Nazife Jonuzi, e cila përmes një postimi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe financimit të vazhdueshëm për funksionimin e strehimoreve që ofrojnë mbrojtje për viktimat e dhunës në familje.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është mbështetur nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në kuadër të përpjekjeve për fuqizimin e mekanizmave lokalë të mbrojtjes dhe krijimin e kushteve për vazhdimësinë e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës.

Uje Dea

Me këtë rast, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar rëndësinë e marrëveshjeve, duke i cilësuar ato si investim konkret në sigurinë, dinjitetin dhe të drejtat themelore të grave dhe fëmijëve.

Nga Qendra e Gruas në Gjilan theksohet se mbrojtja e grave dhe fëmijëve që kanë përjetuar dhunë është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Strehimoret nuk ofrojnë vetëm strehim të përkohshëm, por edhe përkrahje profesionale, mbrojtje dhe mundësi për rehabilitim e rindërtim të jetës.

Përkrahja financiare afatmesme përmes këtyre memorandumeve paraqet një hap të rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së strehimoreve dhe garantimit të shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbrojtje.

Qendra e Gruas në Gjilan, nën drejtimin e Nazife Jonuzit, vë në pah se mbështetja institucionale dhe bashkëpunimi ndërmjet komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë janë thelbësorë që asnjë grua apo fëmijë që përjeton dhunë të mos mbetet pa mbrojtje dhe përkrahje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.