Marigona Qerkezi debuton në “Metropolitan Opera” të Nju Jorkut
Sopranoja kosovare do të interpretojë rolin kryesor të Aidës në prillin e ardhshëm, duke u bërë këngëtarja e parë nga Kosova që ngjitet në këtë skenë prestigjioze.
Sopranoja Marigona Qerkezi do të debutojë në prillin e ardhshëm në “Metropolitan Opera House” në New York, në rolin titullar të Aidës. Me këtë paraqitje, ajo do të bëhet këngëtarja e parë nga Kosova që interpreton në një prej institucioneve më prestigjioze të operës në botë, përcjell albinfo.ch.
Qerkezi e ka cilësuar këtë debutim si realizim të një ëndrre të kahershme dhe një kapitull të ri në rrugëtimin e saj artistik. Në të njëjtën periudhë, ajo do të rikthehet edhe në “Royal Opera House” në Londër, po ashtu në rolin e Aidës./Albinfo.ch

