Gjykata e Gjilanit dënon sulmin ndaj zyrtarit të saj: Kërkon hetim dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë
Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka reaguar pas sulmit ndaj dorëzuesit të saj, Zharko Stojanviq, i cili u sulmua pasditen e 17 nëntorit, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Në reagimin e publikuar më 18 nëntor, Gjykata shpreh shqetësimin për rastin dhe dënon ashpër sulmin, duke e cilësuar të papranueshëm dhe të patolerueshëm çdo sulm ndaj zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
Gjykata Themelore në Gjilan ka shprehur mbështetjen për zyrtarin e saj, ndërsa u ka bërë thirrje organeve kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Institucioni ka theksuar se sulmet ndaj zyrtarëve që kryejnë detyrat e tyre zyrtare nuk duhet të tolerohen./rajonipress/

