Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me Baselin, largohet në verën e vitit 2027
Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Baseli në përfundim të kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2027. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, futbollisti shqiptar ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me klubin e tij të fëmijërisë.
Xherdan Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me Baselin, njofton albinfo.ch.
Kontrata e futbollistit 35-vjeçar me klubin zviceran përfundon në verën e vitit 2027, ndërsa sipas raportimeve, ai ka vendosur që në atë periudhë të mbyllë aventurën e tij me Baselin.
Shaqiri u rikthye te skuadra e tij e fëmijërisë në verën e vitit 2024, si lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te Chicago Fire.
Në sezonin e tij të parë pas rikthimit, ai pati një rol të rëndësishëm në sukseset e Baselit, që fitoi titullin e kampionit të Zvicrës dhe Kupën e Zvicrës në edicionin 2024/25.
Sipas Schweizheute, këtë edicion, 35-vjeçari vazhdon të jetë një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës. Në 14 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ai ka kontribuar me tri gola dhe një asistim./Albinfo.ch
Megjithatë, largimi i tij në verën e vitit 2027 ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi apo vetë futbollisti.

