AR Katana

Pacolli trazon debatin pas zhvillimeve në Hagë: I bën thirrje Kurtit dhe spektrit politik për unitet në mbrojtje të së vërtetës historike

Pacolli trazon debatin pas zhvillimeve në Hagë: I bën thirrje Kurtit dhe spektrit politik për unitet në mbrojtje të së vërtetës historike

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë, duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërkesën e prokurorisë për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Përmes një reagimi publik në rrjetin social Facebook, Pacolli ka theksuar se procesi gjyqësor në Hagë duhet të zhvillohet mbi parimet e drejtësisë dhe paanshmërisë, duke paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje që, sipas tij, mund ta shndërrojë drejtësinë në instrument të përplasjeve politike apo të cenimit të imazhit të luftës çlirimtare të Kosovës.

“Haga dhe Çlirimtarët! Drejtësia nuk duhet të shndërrohet në instrument të hesapeve politike apo të përdoret për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

UBT - Kosove

Në reagimin e tij, ish-presidenti i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti dhe gjithë spektrit politik në vend, duke kërkuar tejkalimin e dallimeve politike dhe ndërtimin e një qëndrimi të përbashkët institucional e kombëtar për çështjet që lidhen me luftën dhe historinë e Kosovës.

“I bëj thirrje gjithë spektrit politik, veçanërisht kryeministrit Albin Kurti, t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të bashkohemi në mbrojtje të së vërtetës historike, dinjitetit kombëtar dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë tonë. Kjo çështje prek shtetin dhe të ardhmen tonë. Jam plotësisht i gatshëm të jap kontributin dhe përvojën time, me bindjen se drejtësia duhet të triumfojë”, ka deklaruar Pacolli.

Përmes këtij qëndrimi, Pacolli ka rikthyer në qendër të debatit publik nevojën për koordinim politik dhe institucional përballë zhvillimeve në Hagë, duke kërkuar që dallimet partiake të mos mbizotërojnë mbi çështjet që ai i konsideron me rëndësi për kujtesën historike, dinjitetin dhe interesin shtetëror të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.