Kapet në Dheu të Bardhë një shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë
Gjilan – Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Rasti është regjistruar më 16 nëntor, rreth orës 19:30, në Pikëkalimin Kufitar në Dheu të Bardhë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari mashkull dyshohet se kishte kaluar ilegalisht nga territori i Maqedonisë së Veriut në Kosovë.
Pas ndalimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt./rajonipress/

