Tre shtetas të Serbisë arrestohen në Gjilan, policia konfiskon mbi 13 gramë marihuanë
Gjilan – Tre shtetas të Serbisë, dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar në Gjilan, pasi gjatë kontrollit të veturës me targa të huaja në të cilën ndodheshin, policia ka gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit janë gjetur 12.04 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 1.36 gramë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga organet kompetente. Me urdhër të prokurorit, të tre janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./rajonipress/

