UBT - Regjistrohu

#JO të madhe Evropës.#PO NATO-së!

#JO të madhe Evropës.#PO NATO-së!

Nga Milaim Sylejmani – Debati mbi prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, shpesh përfshinë pikëpamje të ndryshme, nga analistë vendorë dhe ndërkombëtarë, se a duhet vendi të fokusohet më shumë te anëtarësimi në NATO, apo te integrimi në Bashkimin Evropian.

Sipas disa komentuesve politikë dhe ekspertëve të sigurisë në Kosovë, qasja e zgjatur burokratike e Bashkimit Evropian, mosnjohja nga pesë shtete anëtare, kushtëzimi i vazhdueshëm me procesin e dialogut, si dhe perceptimet për standarde të dyfishta në raport me institucionet e drejtësisë dhe Këshillin e Evropës, tregojnë se vendi nuk duhet të varë të gjitha shpresat te zgjerimi i shpejtë i BE-së, por duhet të këmbëngulë në anëtarësimin në NATO-së, për të siguruar mbrojtje kolektive dhe aleancë të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, diplomatët evropianë dhe analistët pro-integrimit mundohen të argumentojnë se NATO dhe Bashkimi Evropian janë procese plotësuese dhe të pazëvendësueshme, duke vënë në dukje se të njëjtat sfida politike me shtetet mosnjohëse ekzistojnë në të dyja organizatat, dhe se BE-ja mbetet korniza kryesore për zhvillimin ekonomik, reformat në drejtësi dhe stabilitetin afatgjatë të vendit.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Në vazhdim i gjeni pesë faktor që tregojnë raportin kolonial të shteteve të vogla brenda BE-së:
Asimetria ekonomike dhe dominimi i tregut të përbashkët,
2.”Ikja e trurit”dhe migrimi i fuqisë punëtore,
3.Kushtëzimi financiar dhe humbja e sovranitetit fiskal,
4.Pesha e pabarabartë e votës dhe ndikimi në vendimmarrje,
5.Dominimi i korporatave të mëdha dhe rregulloret standarde që ngulfasin prodhuesit e vegjël
#JO_BE
#JO_NË_EMRIN_TIM
#LIRIA_KA_EMËR
#SHYPNI_ETNIKE

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.