Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton transferimin e mjeteve buxhetore për paga dhe shtesa
Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar kërkesa për transferimin e mjeteve buxhetore në kategorinë Paga dhe Shtesa.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, anëtarët e Kuvendit, drejtorët komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe pjesëmarrës të tjerë.
Në rendin e ditës ishte vetëm një pikë: kërkesa për miratimin e transferimit të mjeteve buxhetore në kategorinë Paga dhe Shtesa.
Kjo kërkesë u prezantua nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ndërsa pas shqyrtimit u miratua unanimisht nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Kamenicës./rajonipress/

