Katër raste të dhunës në familje në Gjilan, të dyshuarit përfundojnë në mbajtje
Gjilan – Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjilan gjatë datave 13, 14 dhe 15 nëntor 2026.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në tri raste të ndara dyshohet për ushtrim të dhunës psikike, ndërsa në një rast tjetër për dhunë psikike dhe fizike.
Viktima në dy raste janë gra kosovare, ndërsa në dy rastet e tjera viktimat janë burra kosovarë. Në mesin e të dyshuarve është edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Policia ka bërë të ditur se të katër të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje.
Rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente./rajonipress/

