Hidromorava

Zharku, “luftë” për t’u bërë profesor në UP

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka zgjedhur profesor asistent Lutfi Zharkun, ministër i Infrastrukturës, i cili njëherësh është edhe profesor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”. Por, Zharku ka kërkuar nga Senati që ta rishqyrtojë vendimin lidhur me zgjedhjen e tij në pozitën akademike në UP.

Në një kërkesë të tillë, të bërë dy muaj më parë, Zharku nuk ka marrë përgjigje nga Rektorati i këtij Universiteti. Megjithatë, i pari i Ministrisë së Infrastrukturës ka bërë edhe një kërkesë të dytë, më 9 shtator të këtij viti, duke kërkuar t’i shqyrtohet ankesa për moszgjedhjen e tij profesor asistent për lëndët “Financa” dhe “Financa Ndërkombëtare” në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës.

FIDANISHTJA

Paralajmëron padi kundër Rektoratit

Madje ai ka paralajmëruar t’i drejtohet edhe organeve gjyqësore kundër Rektoratit. Gazeta “Zëri” ka kontaktuar edhe ministrin Zharku, si dhe Rektoratin e UP-së, por të dyja palët nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.