Gjendet armë pa leje në një shtëpi në Zhegër të Gjilanit
Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit është zbuluar një rast i posedimit të paautorizuar të armës.
Rasti është raportuar më 13 nëntor 2026, kur gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 14 fishekë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Ngjarja është iniciuar si rast i “Posedimit të paautorizuar të armës”./rajonipress/

