United Hospital

Qytetarët i kërkojnë Kadri Rahimajt asfaltimin e rrugës “Pirroja”: Vetëm 80 metra kanë mbetur pa shtruar në Kamenicë

Qytetarët i kërkojnë Kadri Rahimajt asfaltimin e rrugës “Pirroja”: Vetëm 80 metra kanë mbetur pa shtruar në Kamenicë

Kamenicë – Derisa Komuna e Kamenicës po investon rreth 1.5 milion euro në asfaltimin e rrugës Feriqevë–Gjyrishec, qytetarët kërkojnë vëmendjen e kryetarit Kadri Rahimaj edhe për një segment shumë më të shkurtër, por me rëndësi për banorët e lagjes “Malësia”.

Një kërkesë publike drejtuar kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është ngritur nga qytetari Valdrin D. Nuhiu, i cili ka tërhequr vëmendjen për gjendjen e rrugës “Pirroja”, në lagjen “Malësia”.

Sipas Nuhiut, bëhet fjalë për një segment rrugor me gjatësi prej vetëm 80 metrash, rreth 1.5 kilometra larg objektit të komunës, i cili ende nuk është asfaltuar.

Fundamenti

“Rruga Pirroja në lagjen Malësia, 1.5 km larg komunës, i vetmi sokak i pashtruar në Kamenicë, 80 metra gjatësi”, ka shkruar Nuhiu në reagimin e tij publik.

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Komuna e Kamenicës ka njoftuar për fillimin e asfaltimit të rrugës që lidh fshatrat Feriqevë dhe Gjyrishec, një projekt infrastrukturor në Malësinë e Kamenicës, me vlerë investimi prej rreth 1.5 milion eurosh.

Lajmin për nisjen e punimeve e ka bërë të ditur kryetari Kadri Rahimaj, duke e cilësuar projektin si një investim të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjen më të mirë të vendbanimeve.

Megjithatë, përtej investimeve të mëdha infrastrukturore, kërkesa e qytetarit Nuhiu rikthen në vëmendje një çështje që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve: përfundimin e segmenteve të vogla rrugore që vazhdojnë të mbeten jashtë projekteve të asfaltimit.

Në këtë rast, qytetarët nuk po kërkojnë një projekt milionësh, por asfaltimin e një rruge prej vetëm 80 metrash.

Tashmë mbetet që kryetari Kadri Rahimaj dhe Drejtoria përkatëse komunale ta shqyrtojnë këtë kërkesë dhe të tregojnë nëse edhe rruga “Pirroja” do të përfshihet në planifikimet e ardhshme infrastrukturore të Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.