Uji Dea

Të burgosurit në duar të paramilitarëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Njëzet e pesë persona, që kanë punuar për më shumë se dhjetë vjet për ta rrënuar shtetin e Kosovës, tashmë i janë bashkuar Shërbimit Korrektues, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesëtarët e mbrojtjes civile serbe, të cilët Edita Tahiri i kishte cilësuar paramilitarë, janë duke transportuar të burgosurit.

Inkuadrimi i tyre po vlerësohet si hap pozitiv nga EULEX-i për të përmirësuar punën e Shërbimit Korrektues.

Mobi Casa

Një raport i EULEX-it ka vlerësuar të gjitha institucionet për zbatimin e ligjit. Aty theksohen përparim dhe të meta të shumta. Kanë personel të pamjaftueshëm dhe infrastrukturë teknike për punë.

Policia e Kosovës ka mungesa elementare. Madje u mungojnë kompjuterët për punë.

http://koha.net/?id=27&l=75671