Fidanishtja

Policia e Gjilanit zhvillon ligjërata vetëdijesuese në shkolla për sigurinë në trafik dhe parandalimin e dhunës

Policia e Gjilanit zhvillon ligjërata vetëdijesuese në shkolla për sigurinë në trafik dhe parandalimin e dhunës

Gjilan – Policia e Kosovës ka realizuar aktivitete edukative dhe vetëdijesuese në dy institucione arsimore të rajonit të Gjilanit, me qëllim informimin e nxënësve për sigurinë në komunikacionin rrugor, parandalimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe pasojat ligjore të sjelljeve të kundërligjshme.

Gjilan – Njësia për Sektor dhe Komunitet e Stacionit Policor në Gjilan ka mbajtur ligjërata vetëdijesuese në shkollën “Don Bosko” në Gjilan dhe në shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë.

Në shkollën “Don Bosko”, ligjërata u zhvillua me nxënësit e klasave të dyta, ku tema kryesore ishte “Siguria në komunikacionin rrugor”. Përmes këtij aktiviteti, nxënësit u informuan për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe kujdesin që duhet të tregojnë si pjesëmarrës në komunikacion.

UBT KOSOVE

Ndërkaq, në shkollën fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë, ligjërata iu dedikua nxënësve të klasave të nënta, me temën “Parandalimi i dhunës ndaj bashkëmoshatarëve dhe masat ligjore ndaj të miturve”.

Gjatë këtij takimi u trajtuan çështje që lidhen me parandalimin e dhunës, përgjegjësinë individuale dhe pasojat ligjore që mund të rrjedhin nga veprimet e kundërligjshme.

Sipas Policisë Rajonale në Gjilan, këto aktivitete kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore, promovimin e kulturës së sigurisë dhe parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet e tilla vetëdijesuese do të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për nxënësit dhe në rritjen e përgjegjësisë qytetare që në moshë të hershme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.