RP

Gjilani forcon mekanizmat kundër dhunës në familje, Qendra për Punë Sociale pajiset me veturë të dytë dhe staf shtesë

Gjilani forcon mekanizmat kundër dhunës në familje, Qendra për Punë Sociale pajiset me veturë të dytë dhe staf shtesë

Gjilan – Komuna e Gjilanit po ndërmerr një sërë masash për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave, duke synuar fuqizimin e shërbimeve sociale, rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e reagimit institucional në rastet emergjente.

Në kuadër të këtij angazhimi, në Gjilan është mbajtur një tryezë e përbashkët me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe shoqërisë civile, ku janë diskutuar sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna po ndërmerr hapa konkretë për fuqizimin e Qendrës për Punë Sociale (QPS), me qëllim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe mbështetjes më të mirë për qytetarët në nevojë.

Hidromorava

Një nga masat e ndërmarra është sigurimi i veturës së dytë për Qendrën për Punë Sociale, e cila do të mundësojë reagim më të shpejtë në terren, veçanërisht në rastet urgjente. Po ashtu, është hapur konkursi për angazhimin e stafit shtesë profesional, me synim rritjen e kapaciteteve për trajtimin dhe përcjelljen e rasteve.

Në kuadër të masave të sigurisë, ka filluar edhe procesi i vendosjes së kamerave në objektin e QPS-së, ndërsa është arritur marrëveshje me Policinë e Kosovës për forcimin e sigurisë së punonjësve dhe qytetarëve. Gjithashtu, po punohet për funksionalizimin e një numri të veçantë kontakti ndërmjet zyrtarëve përgjegjës, për koordinim dhe trajtim më të shpejtë të rasteve emergjente.

Mbështetje financiare për familjet strehuese

Një tjetër masë e rëndësishme është propozim-vendimi për mbështetjen financiare të familjeve strehuese, i cili parasheh kompensim mujor prej 200 eurosh për familjen strehuese, si dhe mbështetje shtesë në varësi të numrit të fëmijëve:

100 euro për një fëmijë;

200 euro për dy fëmijë;

300 euro për tre fëmijë.

Për fëmijët me aftësi të kufizuara parashihet mbështetje prej 200 eurosh, si dhe 200 euro shtesë për familjen që kujdeset për ta.

Përveç masave institucionale dhe financiare, Komuna e Gjilanit do të vazhdojë edhe organizimin e fushatave vetëdijesuese në bashkëpunim me institucionet arsimore, shëndetësore dhe organizatat e shoqërisë civile.

Kryetari Alban Hyseni ka theksuar se parandalimi i dhunës kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve dhe shoqërisë, duke ritheksuar përkushtimin e komunës për ndërtimin e një sistemi më të sigurt dhe më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve.

Masat e prezantuara synojnë të forcojnë mbrojtjen sociale, të përmirësojnë reagimin ndaj rasteve të dhunës dhe të krijojnë kushte më të mira për personat dhe familjet që kanë nevojë për mbështetje institucionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.