Hidromorava - Gjilan

Prokuroria në Gjilan ndalon pesë persona, tre të mitur dyshohen për tentim vrasje – ngriten edhe 11 aktakuza

Prokuroria në Gjilan ndalon pesë persona, tre të mitur dyshohen për tentim vrasje – ngriten edhe 11 aktakuza

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar pesë persona në tri raste të ndara, ndërsa ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tre të miturve, të dyshuar për veprën penale “Tentim vrasje”. Po ashtu, gjatë 11 nëntorit 2026 janë ngritur 11 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, të mërkurën, më 11 nëntor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar pesë persona.

Tre të mitur janë ndaluar për 24 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Tentim vrasje”, sipas nenit 172, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Kosovës.

Fidanishtja

Ndërkaq, dy persona të tjerë janë ndaluar për 48 orë. Njëri dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa tjetri për “Mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore”.

Lidhur me rastin e tre të miturve, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

11 aktakuza ndaj 11 personave

Përveç ndalimeve, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur edhe 11 aktakuza ndaj 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat përfshijnë:

Pesë persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Dy persona për veprën penale të vjedhjes.

Një person për kanosje.

Një person për kontrabandim me mallra.

Një person për vjedhje të shërbimeve.

Një person për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të trajtimit të rasteve penale dhe ushtrimit të ndjekjes penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.