Mobicasa

Dardanapress trajnon të rinjtë në Kamenicë për menaxhimin e bizneseve dhe zhvillimin e ideve ndërmarrëse

Dardanapress trajnon të rinjtë në Kamenicë për menaxhimin e bizneseve dhe zhvillimin e ideve ndërmarrëse

Kamenicë – Fuqizimi i të rinjve përmes njohurive praktike në ndërmarrësi dhe menaxhim të bizneseve ishte në fokus të një trajnimi të organizuar nga Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”.

Trajnimi me temën “Trajnimi i të rinjve për administrimin e një biznesi” kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve dhe pajisjen e tyre me njohuri të nevojshme për krijimin, organizimin dhe menaxhimin e një biznesi.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më nga afër me parimet themelore të funksionimit të një biznesi, planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve afariste, menaxhimin financiar, hartimin e planeve të biznesit dhe identifikimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

UBT KOSOVE

Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të ideve inovative të biznesit, promovimit të ndërmarrësisë te të rinjtë, marketingut digjital dhe promovimit të produkteve vendore, si dhe identifikimit të mundësive për fillimin e aktiviteteve të reja afariste.

Përveç pjesës teorike dhe praktike, gjatë trajnimit u identifikuan edhe disa rekomandime për avancimin e ndërmarrësisë te të rinjtë në Komunën e Kamenicës.

Ndër rekomandimet kryesore u theksua nevoja për organizimin e trajnimeve të vazhdueshme, informimin e të rinjve për mundësitë e financimit, grantet dhe subvencionet për fillimin e bizneseve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, institucioneve lokale dhe bizneseve ekzistuese.

Po ashtu, u rekomandua mbështetja e ideve inovative dhe iniciativave të reja që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit.

Përmes këtij aktiviteti, Dardanapress synon të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të të rinjve, duke nxitur kreativitetin, iniciativën individuale dhe gatishmërinë për të ndërmarrë hapa konkretë drejt krijimit të bizneseve të qëndrueshme.

Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Investimi në njohuritë dhe aftësitë ndërmarrëse të të rinjve përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një ekonomie lokale më dinamike, inovative dhe me perspektivë zhvillimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.